Download Fjalori i Informatikes Ne Shqip PDF

TitleFjalori i Informatikes Ne Shqip
File Size169.8 KB
Total Pages22
Document Text Contents
Page 1

Fjalori I Informatikes ne Shqip



Fjalor i shkurtër terminoiogjik i informatikës

A
Abort - ndërprerje e operacionit, procesit ose procedures gjatë
kryerjes së tij.
Accept - pranon.
Access time - koha e arritjes së të dhënave.
Accessories - veglat ndihmëse në Windows.

Adapter - kartelë për zgjerim e cila instalohet në kompjuter.
Adress register - numër hemksadecimal i cili e tregon adresën e
lokacionit të caktuar të memorjes.
Algorithm - zgjidhja e një problemi hap pas hapi.
allocate - ndarje të resurseve të kompjuterit, si për shembull në
disk, shtypës ose memorje të çdo skedari, shfrytëzuesi ose
procesi.
alpha numeric characters - shenja alfanu-merike. Të gjitha
shenjat që i shfrytëzon kompjuteri, përfshirë këtu edhe shkronjat,
shifrat, shenjat për interpunksion dhe shenjat speciale, siç janë:
$ , @ i #
ANSI (American National Standar Institute) - Instituti Nacional
Amerikan për Standarde.
ASCII ( American Standard Code for Information Interchange) -
Kodi amerikan për këmbim të informacioneve. Renditje standarde
e shtatë shifrave binare (shifra e shtatë mund të jepet për
kontroll të çiftësisë) e cila aplikohet për paraqitjen e shenjave në
kompjuter.
Animation - animacion - Iluzion i lëvizjes me paraqitje të shpejtë
të fotografive të njëpasnjëshme, e cila arrihet me përdorim të
harduerit dhe softuerit përkatës. Programet më të njohura për
animacion janë: 3 D Studio, Autodesk Chaos, Imagine etj.
Application - program i cili është i dedikuar për shfrytëzuesit e
rëndomtë, i cili është i projektuar për kryerje të ndonjë pune të
caktuar. Për shembull aplikacioni për kontabilitet financiar.
Application development tools - vegla për krijim të programeve

Page 2

aplikative.

ALU ( Arithmetic-Logic Unit) - njësi aritmetiko-logjike. Është
pjesë e njësisë qendrore (çip i mikroprocesorit) e cila kryen
operacione kryesore aritmetike dhe logjike me të dhënat.
Artificial Intelligence - intelegjencë artificiale. Emër i sistemeve të
kompjuterit që duhet të shfaqin inteligjencë njerëzore, si kuptim
për fjalën e thënë, si reagim ndaj ambientit të tyre fizik dhe
adaptimit ndaj kushteve të tilla.
Ascending order - rendi i radhitjes së elementeve sipas rendit të
rritjes, prej vlerave më të vogla kah më të mëdhatë (a, b, c ...)
Assembler - përkthyes programor. Program i projektuar që t'i

transformojë instruksionet simbolike në formë më të qëlluar për
t'i kryer në kompjuter.
Assign - dhënie vlerë diçkaje që është shfrytëzuar në programim.
Asterisk - shenja * (yll). Përdoret si shenjë xhoker që mundëson
specifikim të disa skedarëve përnjëherë.
Auto CAD - program aplikativ për projektim kompjuterik dhe
disenjim.

B
Backbone - niveli më i lartë në një rrjet kierarkik kompjuterik.

Backslash - shenja \ ( ASCII kodi 92). Përdoret në specifikimin e
rrugës së diskut ku gjendet skedari i kërkuar.
Backspace - zhvendosje e kursorit për një vend prapa.
Backup - kopje rezerve. Bëhet kopje e përmbajtjes së diskut të
kompjuterit dhe atë në mënyrë periodike, ndërsa vendoset në
shirit magnetik ose në CD.
Bad sector - sektori jo në rregull. Pjesë e disketës ose diskut ku
nuk nuk mund dhe ku nuk është e sigurt të shkruhen
informacione
Bad trac table - tabelë e shtigjeve që nuk janë në rregull. Listë e
pjesëve të çrregulluara fabrikisht dhe të pasigurta për shkruarje,
e cila është e ngjitur në pjesën e prapme të diksut.
Bandwidth - njësi matëse për sasinë e të dhënave të cilat mund
të transmetohen përmes ndonjë rrjeti të komunikimit në një
sekondë.
Bar chart - diagram në formë të shiritave.
Bar code - paraqitje e shenjave alfanu-merike me ndihmën e

Page 11

http://www.forumikatolik.net/forum/newreply.php?do=newreply&p=221310
http://www.forumikatolik.net/forum/showthread.php?t=7976&p=221313&viewfull=1#post221313
http://www.forumikatolik.net/forum/member.php?u=6471
http://www.forumikatolik.net/forum/newreply.php?do=newreply&p=221310
http://www.forumikatolik.net/forum/member.php?u=6471

Page 12

ndonjë gjendjeje.

Exchange - këmbim i informatave ndërmjet dy lokacioneve.
Exchengeable disk - disk transmetues. Tip i diskut i cili montohet
në shtëpizë të posaçme dhe është i transmetueshëm.
Executable file - program zbatues. Skedar i cili mund të aplikohet
në kompjuter.
Expression - shprehje matematikore ose logjike e shkruar në
gjuhën programore
EBCDIC (Extended Binary Decimal Interchange Code) - kod i cili i
përdorë tetë shifra binare të krijuara nga IBM, ndërsa i paraqet
shenjat (shkronjat, numrat etj.) nga kompjuteri i cili i proceson.

External modem - modem i jashtëm. Modem në kuti të veçantë,
kabllo dhe mbushës i cili më së shpeshti aktivizohet në portën
seriale të kompjuterit.
Extranet - intranet i cili u është lënë në disponim klientëve dhe
blerësve të jashtëm me qëllim që t'i shohin të dhënat. Më shpesh
ata janë të siguruara me shifra që të ruhet siguria e blerësve.

F
Fan ventilator - ventilator i cili mundëson cirkulimin e ajrit
nëpërmjet pjesëve kompjuterike dhe e pamundëson nxehjen e

tyre.
Fatal error - gabim në programin kom¬pjuterik i cili e ndalon
funksionimin e tij.
Fault tolerance - tolerim i gabimeve. Aftësi e ndonjë sisitemi që ta
vazhdojë funksionimin normal edhe pse ekziston problem në
harduer ose softuer.
Fax modem - faks modem. Modem i aftësuar të pranojë dhe të
dërgojë fakse. Në këtë rast fakset janë elektronike.
Fiber optics - fije optike. Mundëson shpejtësi të madhe të bartjes
së të dhënave në rrjetat kompjuterike.
File - skedar; fajll; datotekë. Pa marrë parasysh çfarë informate,
të grumbulluar dhe të inçizuar nën një emër. Skedari mund të
përmban tekst, grafikon, program etj.
FAT (File Allocation Table) - tabelë e cila shërben për renditjen e
skedarëve e cila gjendet në fillim të diskut dhe përmban
informata për ata pjesë të diskut të cilat shfrytëzohen, pjesë të
diskut të cilat nuk shfrytëzohen dhe ato të cilat nuk mund të

Page 21

Reset button - sustë për resetim. Sustë në pjesën e përparme të

shtëpizës së kompjuterit e cila shërben për vënien e sistemit në
gjendjen fillestare të saj.
Resolution - qartësi e përshkruarjes në ekran apo në shtypës.
Response time - kohë për përgjigje nga ana e kompjuterit për
ndonjë kërkesë përkatëse.
Restart - startim i përsëritur i kompjuterit.
Retreive - gjetje dhe ndarje në veçanti e ndonjë informate të
përcaktuar.
Retry - orvatje e sërishme për të kryer ndonjë instruksion të
programit.

Ring network - rrjet unazor.
RJ-45 - konektor i cili i ngjan lidhjes telefonike, por ka 8 tela në
vend që të ketë 4.
Root directory - direktoriumi kryesor i një disku.
Router - udhërëfyes. Pajisje rrjetore e cila i dërgon të dhënat në
rrjet duke e zgjedhur rrugën më të mirë.

S
Safe mode - gjendje në të cilën startohet Windows-i kur paraqitet
ndonjë konflikt në harduer.

Save - shkrim i të dhënave në disk, ku nuk mund të humben pas
mbylljes së kompjuterit.
Scanner - skener. Mjet i cili në mënyrë optike lexon ndonjë
dokument dhe e shndërron në skedar grafiko-digjital.
Screen - ekran.
Scroll - lëvizje e tekstit lart-poshtë.
Search engine - program për kërkimin e të dhënave. Makina më
të njohura për kërkim në internet janë: Yahoo, Altavista, Google
etj.
Server - kompjuter në rrjet i cili disa nga resurset e veta i vë në
disponim të ndonjë kompjuteri tjetër.
Session - koha në të cilën një shfrytëzues e kalon në rrjet.
Set up - një sistem të vihet në gjendje pune.
Shared file - skedar i përbashkët.
Shut down - kryerje e punës së një sistemi operativ të
kompjuterit ose çkyçje e kompjuterit.
SMTP (Simple Mail Transfer Protocol) - protokoll i cili shfrytëzohet

Similer Documents