Download Punimi Prilli i Thyer Ismail Kadare PDF

TitlePunimi Prilli i Thyer Ismail Kadare
File Size185.5 KB
Total Pages18
Table of Contents
                            Përmbajtja:
Hyrje:
Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga viti 1994 Ismail Kadare është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK. Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972). Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.
Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.
Ismail Kadare më 23.06.2009 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersi", një nga çmimet më prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ky çmim u akordohet personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsise apo gjuhësisë. Fituesja e çmimit "Princi i Asturias per Letërsi" në vitin 2008 ishte kanadezja, Margaret Atwod, të cilën juria e nderoi per veprën e saj të shkëlqyer, në mbrojtjen e dinjitetit të grave.
Kadare, fitues i çmimit “Rexhai Surroi” për roman Ismail Kadare është fituesi i çmimit “Rexhai Surroi” për roman për vitin 2009. Juria e përbërë nga akademikët Sabri Hamiti e Eqrem Basha dhe Dr. Bardh Rugova, nga prodhimi i pasur i sivjetshëm i romanit shqiptar veçoi “Darkën e gabuar” të këtij shkrimtari të madh, tashmë përmasash ndërkombëtare. Eqrem Basha në emër të anëtarëve të jurisë arsyetoi vendimin për të shpërblyer romanin e Kadaresë. “Darka e gabuar”, e botuar nga shtëpia botuese “Onufri”, në këtë vit vjen si një yll i ri në universin Kadare duke iu rikthyer vendlindjes Gjirokastrës dhe duke rimarrë temën e Luftës së Dytë Botërore, kthesat historike që sollën vendosjen e diktaturës dhe pikat më të ndjeshme të ngjarjeve që përmbysën fatin shqiptar. “Darka e gabuar” të kujton “Darkën e fundit” biblike, misteret dhe magjinë e saj, të ardhura tek ne me mjeshtërinë e lojës filigranike në kufijtë e reales dhe të fiktives, historikes dhe artistikes”, ka cituar Basha vendimin e jurisë. Teksa priste të pushonin duartrokitjet disa minutëshe për laureatin e vitit 2009 të çmimit “Rexhai Surroi” për letërsi, vetë Ismail Kadare, ndonëse u shpreh se nuk kishte fjalë specifike për të përshkruar nderin e fitimit të këtij çmimi, citoi disa fjalë të poetit Naim Frashëri, por të modifikuara në mënyrën Kadariane. “E kam shumë të vështirë për të thënë diçka të veçantë, por ajo që më vjen ndërmend është vargu i poemës “Bagëti e bujqësi” e poetit Naim Frashëri, që i dedikohet Shqipërisë e që thotë: “Nata atje është tjetër natë e dita tjetër ditë”, teksa unë duke perifrazuar këto vargje më duhet të them se çdo udhëtim në Kosovë është tjetër udhëtim dhe çdo çmim këtu është tjetër çmim”, ka thënë Kadare. Për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare ardhja në Prishtinë për të pranuar çmimin “Rexhai Surroi” për vitin 2009 për letërsi ishte diçka e pakontestueshme. Ndonëse në rrethana të jashtëzakonshme, ai kishte vendosur të vinte dhe ta pranonte vetë me dorën e tij këtë çmim. “Për këtë që erdha sot në Prishtinë, kam një histori për të treguar. Rruga ishte tepër e vështirë, kam ndërruar dy aeroplanë nga Parisi deri në Prishtinë, në një kohë të vështirë e të mundimshme që mbretëroi dje në gjithë Evropën”, i tha Kadare “Kohës Ditore” pas ceremonisë së ndarjes së çmimit “Rexhai Surroi”. “E çmoj personalisht shumë këtë çmim dhe ky fakt më bëri të vija gjithsesi dhe të asistoja në ndarjen e çmimit “Rexhai Surroi”. Çmimi është i rëndësishëm, çdo shkrimtar shqiptar do ta donte shumë”, tha Kadare duke kërkuar ndjesë. I duhej të nisej menjëherë për në Paris, por nuk la pa e thënë edhe një fjalë. “Çdo çmim që jepet në Kosovë është shumë i mirëseardhur”.
Biografia: Ismail Kadare
Tituj të Veprave:
Analiza e Romanit “Prilli i Thyer”
Përfundimi:
Prilli i thyer është një libër nga Ismail Kadare që është publikuar në vitin 1980. Ky libër ka për temë besën, gjakmarrjen dhe kanunin në pjesën veriore të Shqipërisë. Personazhi kryesor, Gjorgu, detyrohet të hakmerret për shkak se këtë e kërkon kanuni i pashkruar që është përdorur me shekuj në vendin ku ai jeton. Në Brazil ky libër është filmatizuar, dhe mori titullin "Prapa Diellit" (anglisht: Behind the Sun). Libri është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës. Në anglisht ky quhet "Broken April".
Tek libri "Prilli i thyer" gjejmë këto toponime: Udha e Madhe, Brezftoht, Tiranë, Evropë,Varret e Krushqëve, Bjeshkët e Nemuna, Alpet, Rrafshi, Veriu, Shkodra, Shtegu i Ujkut, Turqia, Kosova, Serbia e Vjetër, Ura e Gurtë, Rruga e Hijës, Rruga ndanë Drinit të Zi, Rruga ndanë Drinit të Bardhe, Rruga e Keqe, Rruga e Madhe e Flamurëve, Rruga e Kryqit, Gështënjat e Mëdha, Arat e Rekës, Mulliri i Shurdhit, Rruga e Currajt, Kroi i Ftoftë, Hani i Vjetër, Bujtina e Vejushës, Kroi i Zanave, Kulla e Rrëzës, Livadhi i Krillave, Gjakova, Hani i Vjetër, Hani i Ri, Udha e Madhe e Flamurëve, Ujëbardhë e Epërme, Austri, Lugjet e Zeza, Rrapet e Qyqes, Konakët e Rrëzës, Kroi i Shtojzovalles.
Autori tek libri ka përdorur fjalë të veçanta, të themi të reja, ose më mirë fjalë të tijat si: Ndajnat, Stërkala, Gjak i ardhmë, Vrundull, Fshiknin, Coha, Venomi, Ngrehaluc, Krillave, Askurrë, Tagri i gjakut, Bokërimat, Mirazh, Palëndët, Carani, Vithisja, Ngulitte, Prika, Krushkaparin, Napë, Kokore, Xhoka, Kilota, Tremes, Ulokut, Llandon, Vëllavogli, Motërvetmja, Groteske, Ndezullinë, Kryengulthi, Shkërmoqur, Kapidan, Qehajai i gjakut,Sipari.
Literatura:
                        

Similer Documents